Site icon Telegrafi

Chelsea po thyen rregullin e klubit për Neuer, i ofron kontratë afatgjate dhe pagë të lartë

Chelsea është e vendosur të thyej rregullin e klubit për kontratë afatgjate për një futbollist mbi 30 vjeç.

Gjiganti anglez po tenton transferimin e Manuel Neuer nga Bayern Munich, me gjermanin që është pranë largimit.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich kanë nënshkruar me Alexander Nubel dhe Neuer mund të largohet pasi nuk ka arritur ende marrëveshje për kontratë të re.

Nga ana tjetër Chelsea po e monitoron situatën e tij dhe ka pasur disa bisedime me agjentin e lojtarit.

Mediat gjermane dhe ato angleze kanë raportuar se londinezët janë të gatshëm të thyejnë rregulloren e klubit duke i ofruar Neuerit kontratë tri vjeçare, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

34-vjeçarit gjithashtu i është ofruar edhe një pagë vjetore prej 12 milionë eurove në sezon, tre milionë më pak se që fiton aktualisht gjermani te Bayern Munich.

Klubi anglez ka një rregullore që nuk i ofron kontrata më të gjata se një vit lojtarëve mbi 30 vjeç dhe këtë politikë e kishin përdorur edhe me legjendat si Didier Drogba, John Terry e Frank Lampard.

Megjithatë kur bëhet fjalë për një portier të kalibrit të lartë, Chelsea është gati të sakrifikojë vetëm e vetëm për ta transferuar atë në Stamford Bridges.

Trajneri Frank Lampard ka kërkuar largimin e portierit aktual Kepa Arrizabalaga dhe Neuer shihet si zëvendësimi ideal për spanjollin. /Telegrafi/

Exit mobile version