Chelsea e ka nisur për mrekulli këtë edicion dhe po lufton për të gjithë trofetë e mundshëm ku janë në garë.
Londinezët pritet të përforcohen në janar për të vazhduar luftën për trofe dhe dy ardhjet e mëdha mund të jenë nga Borussia Dortmundi.
Sipas Sky Germany, Chelsea është e interesuar për dyshen e Borussia Dortmundit, Gregor Kobel dhe Karim Adeyemi.
Adeyemi i cili ka pesë gola dhe tre asistime në shtatë ndeshje ka ndërruar së fundmi agjentin e tij.
Përfaqësuesi i tij i ri ka marrëdhënie të mira me bashkëpronarin e Chelseat, Behdad Eghbali. Megjithatë, interesimi i Bluve për sulmuesin i paraprin kësaj.
22-vjeçari nuk luan prej dy muajsh e gjysmë për shkak të një dëmtimi muskulor.
Nga ana tjetër portieri zviceran Gregor Kobel këtë edicion ka mbajtur gjashtë herë portën e paprekur në 18 ndeshje.
Blutë pretendohet se janë të pakënaqur me situatën e tyre të portierit, pavarësisht se kanë rreth tetë prej tyre në listat e tyre.
Por për të arritur deri te dyshja e verdhezinjve, Chelsea duhet të shpenzojë rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/