Telegrafi

Chelsea po shihet si favorit për të nënshkruar me Richarlison

Pasi i shpëtoi nga rënia në Championship, Richarlison ka vendosur të largohet nga Evertoni.

Sulmuesi brazilian gjatë afatit kalimtar veror pritet të ndërrojë skuadër, ku ofertat për të nuk mungojnë.

25-vjeçari kërkohet nga skuadra të mëdha si Chelsea, Arsenal, Manchester United, PSG, Bayern Munich e Real Madrid.

Por sipas Dail Mail favoriti kryesor mbetet Chelsea për të nënshkruar me lojtarin.

Londinezët kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Evertonin dhe vet Richarlison preferon kalimin në Stamford Bridges.

Chelsea do ta largojë Romelu Lukakun këtë verë dhe vet trajneri Thomas Tuchel preferon afrimin e Richarlison si zëvendësuesin e belgut.

Gjithnjë sipas mediave angleze tanimë drejtuesit e dy skuadrave kanë pasur një takim për të gjetur një marrëveshje për brazilianin.

Autori i 11 golave e pesë asistimeve mund të largohet nga Goodison Park vetëm nëse ndonjëra nga skuadrat e interesuara paguajnë shumën e 70 milionë eurove të kërkuara nga Everton. /Telegrafi/