Chelsea është e gatshme të prish strukturën e tyre të pagave vetëm për të mposhtur Arsenalin dhe Barcelonën për transferimin e njërit prej lojtarëve më të mirë në botë.
‘Blutë e Londrës’ patën një afat kalimtar dimëror të qetë në aspektin e transferimeve të reja, pasi kishin bërë pjesën më të madhe të biznesit gjatë verës.
Mesfushori francez Mathis Amougou ishte prurja e vetme, me 19-vjeçarin që u transferua në Londër nga Saint-Etienne.
Fokusi kryesor ishte tek largimet, ku gjashtë lojtarë u larguan në formë huazimi duke përfshirë Ben Chilwell, Joao Felix dhe Axel Disasi.
Largimet e Felix, Disasi dhe Chilwell në rast se nuk janë të regjistruar për sezonin 2025/2026 në ‘Stamford Bridge’, mund t’i lejojë drejtuesit e klubit të manovrojnë me blerjet e verës.
Dhe sipas raportimeve nga Spanja, Chelsea është e gatshme të bëjë gjithçka për të siguruar nënshkrimin me Nico Williams.
Për ta realizuar transferimin e yllit spanjoll, ‘Blutë e Londrës’ po planifikojnë t’i dhurojnë një kontratë prej 300 mijë eurosh në javë.
22-vjeçari ishte njëri ndër lojtarët më të mirë të Spanjës në triumfin në Euro 2024 vitin e kaluar dhe kjo kishte bërë që pas tij të vihen klube si Arsenal dhe Barcelona.
TEAMtalk në ndërkohë ka pretenduar se ky është sezoni i fundit i Williams me Bilbaon dhe se Chelsea është e gatshme ta aktivizojë klauzolën e tij të lirimit prej 49 milionë eurosh./Telegrafi/