Telegrafi

Chelsea po përgatit ofertën për transferimin e Pavard

Benjamin Pavard do të jetë i larguari i radhës nga gjiganti gjerman Bayern Munich.

Ardhja e mbrojtësit maroken Noussair Mazraoui dhe e atij belg Matthijs de Ligt ka bërë që hapësirat për francezin për sezonin e ri të jenë më të vogla.

Pavard luan në dy pozitat e mbrojtjes në atë të qendrës dhe në të djathtë, por në asnjërën nuk shihet si titullar nga trajneri Julian Nagelsmann.

Bavarezët i kanë ofruar lojtarin tri skuadrave të mëdha, Manchester Unitedit, Atletico Madridit dhe Chelseat, por duket se londinezët janë favorit për transferimin e tij.

Sport Bild njofton se gjiganti londinez është duke përgatitur ofertën në drejtim të Bayernit për transferimin e francezit.

Lexo po ashtu Bayern Munichu ua ofron Pavardin tre klubeve të mëdha evropiane

Londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 30 milionë euro për Pavard, edhe pse kërkesat e Bavarezëve janë 35 milionë euro.

Gjithsesi javën e ardhshme palët do të futën në negociata me vet Pavard që është gati ta nis një aventurë të re në karrierën e tij. /Telegrafi/