Chelsea mund të mbetet pa dy mesfushorët kryesorë në verën e vitit 2023.
N’Golo Kante dhe Jorginho janë futur në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka marrëveshje për rinovimin e tyre.
Megjithatë londinezët kanë filluar të mendojnë herët për t’i zëvendësuar dy veteranët që me shumë gjasa do të largohen pasi nuk po pajtohen me kushtet e ofruara nga Chelsea.
Londinezët në krye të dëshirave për zëvendësuesin e francezit e kanë mesfushorin brazilian Bruno Guimaraes që po shkëlqen me Newcastlen.
24-vjeçari është pjesë e ‘laraskave’ që nga janari dhe ka arritur të përshtatet për mrekulli me futbollin anglez.
Drejtuesit e klubit e pëlqejnë shumë brazilianin dhe në janar pritet të fillojnë bisedimet me Newcastlen.
Sipas asaj që ka raportuar The Sun, Chelsea është gati të shpenzojë deri në 80 milionë euro për transferimin e mesfushorit brazilian në Stamford Bridges.
Gjithsesi një gjë të tillë nuk do ta ketë aspak lehtë, pasi Guimaraes konsiderohet lojtari kryesor i Newcastle dhe idhulli i tifozëve në St James Park.
Reprezentuesi brazilian ka zhvilluar nëntë ndeshje këtë edicion ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/