Ivan Toney është duke shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier dhe është një nga sulmuesit më të mirë në elitën e futbollit anglez.
Në fakt është viti i dytë në elitën e futbollit anglez që Toney shkëlqen dhe duket se ai po kalon javët e fundit si futbollist i Brentfordit.
Sulmuesi anglez ka realizuar këtë edicion 20 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 33 ndeshje në Ligën Premier.
Chelsea e ka bërë prioritet transferimin e tij për edicionin e ri në Stamford Bridges.
The Mirror ka raportuar se londinezët duan transferimin e Toneyt një futbollist që garanton shumë gola për sezonin e ri.
27-vjeçari ka kontratë me Brentfordin deri në verën e vitit 2025 dhe nuk e ka rinovuar atë pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierën e tij.
Londinezët nga ana tjetër janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për transferimin e anglezit në Stamford Bridges.
Gjithsesi vendimin për të pritet ta marrë trajneri i ri, pasi Chelsea ende nuk ka vendosur se kush do ta udhëheq skuadrën për sezonin e ri, me Frank Lampard që do të largohet në fund të këtij edicioni. /Telegrafi/