Kai Havertz mund të largohet nga Chelsea pas dy viteve e gjysmë të kaluara në Stamford Bridges.
Mesfushori ofensivë gjerman nuk ka arritur të shkëlqejë as në sezonin e tretë dhe durimi për të në Londër ka përfunduar.
Daily Star ka raportuar se Chelsea është e gatshme ta shes yllin gjerman qysh në afatin kalimtar dimërorë dhe tanimë është në pritje të ofertave.
Ardhja e Mykhaylo Mudryk e Joao Felix në klub do të thotë se Havertz do të mbetet në bankë dhe gjermani tanimë është duke menduar largimin.
Londinezët janë në pritje të ofertës së duhur dhe do ta analizojnë ata para se të pranojnë largimin e gjermanit.
Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat gjermane që duan rikthimin e Havertzit në Bundesliga.
Ndërkohë interesim për reprezentuesin gjerman ka shfaqur edhe gjiganti italian Juventus.
Edhe pse kishin paguar 80 milionë euro për afrimin e tij, Chelsea do të ishte në gjendje të pranonte një ofertë prej 65 milionë euro për ta lënë të lirë Havertzin. /Telegrafi/