Telegrafi

Chelsea po mendon rikthimin e Nathan Akes në Stamford Bridge

Nathan Ake është objektivi i ri i Chelseat për repartin e mbrojtjes.

Qendërmbrojtësi holandez është larguar nga Chelsea në vitin 2017 pas gjashtë viteve qëndrim në klubin londinez.

Ake iu bashkua Bournemouthit ku qëndroi tri vite para se në vitin 2020 të transferohet te Manchester City.

Megjithatë duke parë hapësirat e pakta te City, Ake mund të largohet gjatë verës dhe Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Londinezët janë gati të ofrojnë 40 milionë euro për rikthimin e qendërmbrojtësit holandez në Stamford Bridges, shumë që do të mjaftonte që City ta lejoj largimin e tij.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje në të gjitha garat me Cityn, derisa ka shënuar edhe tre gola.

Reprezentuesi holandez e mirëpret një rikthim në Stamford Bridges, ku do të kishte hapësira më të mëdha pas largimit të mbrojtësve si Antonio Rudiger e Andreas Christensen. /Telegrafi/