Telegrafi

Chelsea po mendon për transferimin e Pickford

Jordan Pickford. (Photo by Peter Powell/Pool via Getty Images)

Chelsea është duke menduar për transferimin e një portieri për edicionin e ri.

Klubi londinez do ta largojë spanjollin Kepa Arrizabalaga, pasi trajneri Frank Lampard nuk është i kënaqur me të.

Shumë emra janë përmendur për tu transferuar tek londinezët, por duket se Chelsea do të marrë portierin anglez Jordan Pickford.

26-vjeçari prej vitesh shkëlqen në Ligën Premier, teksa ka zgjuar interesimin e londinezëve.

Jordan Pickford. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Mediat angleze kanë raportuar se Chelsea është gati të shpenzojë deri në 45 milionë euro për transferimin e tij.

Numri një i Kombëtares së Anglisë dëshiron një skuadër më të madhe se Evertoni dhe ka mirëpritur interesimin e Chelseat.

Përveç Pickford, Chelsea në listë ka edhe emra të tjerë si Andre Onana, Jan Oblak e Gianluiggi Donnarumma. /Telegrafi/