Kepa Arrizabalaga ka humbur vendin e titullarit tek skuadra londineze Chelsea.
Portieri spanjoll bëri disa gabime edicionin e kaluar dhe humbi besimin e trajnerit Frank Lampard.
Londinezët tanimë kanë transferuar senegalezin Edouard Mendy i cili ka marrë fanellën e titullarit te Chelsea.
Në anën tjetër Kepa ka mbetur zgjedhje e dytë dhe spanjolli nuk është i kënaqur me hapësirat që ka.
Chelsea është duke menduar për huazimin e portierit, pasi për shitjen e tij nuk bëhet fjalë duke parë se si ka rënë çmimi i tij.
Gjiganti anglez në vitin 2018 kishte paguar 80 milionë euro për transferimin e portierit, por sot çmimi i tij nuk shkon më shumë se 25 milionë.
Valencia, Roma dhe Sevilla janë tri skuadrat e interesuara për t’i marrë shërbimet e portierit spanjoll. /Telegrafi/