Telegrafi

Chelsea po e shpërblen Kanten me kontratë të re

N'Golo Kante

Chelsea dhe N’Golo Kante janë në bisedime për një marrëveshje të re.

Mesfushori francez dëshiron që të qëndrojë edhe më tej në Stamford Bridge dhe The Blues janë të gatshëm që t’i ofrojnë kontratë te re.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Chelsea planifikon t’i ofrojë marrëveshje Kantes edhe për dy vite të tjera.

Lexo po ashtu Kante u përfshi në një aksident me Mini Cooperin e tij të famshëm, por edhe pas kësaj bëri foto me një tifoz

Lojtari kishte pranuar dy oferta në verën e kaluar, mirëpo ai bëri të ditur se nuk e ka në plan të largohet nga Veriu i Londrës.

Kështu, Chelsea dëshiron ta shpërblejë lojtarin për besimin e treguar dhe do t’i ofrojë rinovim të kontratës.

Marrëveshja aktuale mes lojtarit dhe klubit skadon në verën e vitit 2023, mirëpo të dyja palët nuk janë duke nxituar për marrëveshje të re. /Telegrafi/