Telegrafi

Chelsea po e mposhtë Arsenalin për shërbimet e Richarlison

Chelsea po kryeson rivalët e Londrës, Arsenalin, në garën për sulmuesin e Evertonit, Richarlison, raporton Independent.

Të dyja skuadrat janë në treg për përforcime në sulm, megjithëse të dyja po lidhen me opsione alternative si Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus.

The Blues thuhet se po e finalizojnë transferimin e Sterlingut, derisa braziliani u është vetëofruara atyre.

Lexo po ashtu Richarlison ka vendosur të largohet nga Evertoni, garë e madhe për shërbimet e tij

Në anën tjetër, Arsenali po shpreson ta rrëmbejë dyshen, por që ka si opsion Richarlisonin.

Chelsea në anën tjetër nuk është e interesuar për Jesusin dhe më shumë preferon ta marrë bashkëkombësin e tij.

Duket se do të jetë një garë e ashpër me dy skuadrave nga Londra, por që janë dy opsione në tavolinë për to. /Telegrafi/