Telegrafi

Chelsea po e humb durimin me Luis Enriquen?

MADRID, SPAIN - MAY 27: Head coach Luis Enrique of FC Barcelona looks on during the Copa Del Rey Final between FC Barcelona and Deportivo Alaves at Vicente Calderon stadium on May 27, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Raportohet se Chelsea ka filluar ta humb durimin me trajnerin Luis Enrique, që tashmë shihen si objektivi kryesor i klubit për stolin.

Ai shihet si zëvendësuesi ideal i Antonio Contes.

Enrique, që dikur ka drejtuar klube si Roma, Celta Vigo dhe Barcelona, është pa punë që nga largimi prej Camp Nou në sezonin e shkuar.

Luis Enrique i Barcelonës . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Raportimet nga Spanja dhe Anglia, e shohim spanjollin si trajner të ardhshëm të Chelseat, i cili d ta zëvendësonte Conten ne verë, para se t;i skadojë kontrata në qershor të vitit 2019.

Sipas Diario Sport, mosinteresimi i madh i Enriques, ka bërë që klubi londinez të mendojë për dikë tjetër.

Raportimet bëjnë të ditur që për drejtor sportiv ishte parë Juliano Belletti, ish lojtar i Chelseat dhe Barcelonës.

Ai ka fituar disa trofe me Barcelonën (Getty)

Sipas tyre Enrique ka qenë i lidhur me klubin e Sevillas, por që nuk u arrit marrëveshje.

Tani raportohet se trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është objektivi kryesor i Chelseat. /Telegrafi/