Callum Hudson-Odoi do të largohet nga Chelsea këtë verë, por vetëm si huazim.
Talenti anglez nuk ka shumë hapësira nga Thomas Tuchel i cili ka biseduar me të për ta huazuar.
Drejtuesit e Chelseat dhe ata të Dortmund janë në bisedime të avancuara për huazimin e lojtarit.
Kërkesa e skuadrës gjermane ka qenë që ta marrin për dy vite huazim në Signal Iduna Park reprezentuesin anglez.
20-vjeçari nga ana tjetër ka mirëpritur një huazim te BVB ku do të mund të luante rregullisht në fazën ofensive.
Hudson-Odoi po shihet si zëvendësuesi adekuat i Jadon Sanchos tek verdhezinjtë.
Mediat në Gjermani dhe Angli kanë raportuar se zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/