Chelsea ka besim se do të nënshkruajë me mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde, pasi bëri një ofertë të përmirësuar prej 65 milionë euro të mërkurën.
Sevilla dëshiron të pranojë ofertën e Chelseat, para asaj të Barcelonës, pasi anglezët ofrojnë para të gatshme, ndërsa Barca po propozonte lojtarë në shkëmbim, si Memphis Depay.
Kounde u tha lamtumirën tifozëve ndërsa u largua nga terreni stërvitor i klubit të mërkurën dhe shpreson që një marrëveshje të arrihet të enjten.
Chelsea have submitted a new bid for Jules Koundé today: £55m fee, very good payment terms. Talks now ongoing with Sevilla on structure of the bid. 🚨🔵 #CFC
Koundé, still in direct talks with both Chelsea and Barcelona on personal terms – while clubs are discussing on details. pic.twitter.com/PwsYtDeTlv
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 20, 2022
Oferta e Chelseat ishte aq sa kishin kërkuar spanjollët për mbrojtësin.
23-vjeçari është kthyer në agjendën e Chelseat së bashku me Presnel Kimpemben e Paris Saint-Germain pasi Manchester City bllokoi një lëvizje për Nathan Ake.
Blutë kanë pasur një interes të vjetër për Kounde pasi ata ishin të prirur për nënshkrimin e tij verën e kaluar, por nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje.
Thomas Tuchel është ende duke u përpjekur për të forcuar mbrojtjen e tij pasi solli Kalidou Koulibaly nga Napoli.
Mbrojtja po përforcohet pasi Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen në fillim të kësaj vere u larguan nga klubi. /Telegrafi/