Telegrafi

Chelsea planifikon t’i vazhdojë kontratën Willianit

Chelsea duket se nuk e ka ndërmend ta lejojë Willianin të largohet nga skuadra pas këtij sezoni.

Sulmuesi brazilian ka vlerë të madhe në strategjitë e Frank Lampardit dhe ky i fundit dëshiron që lojtari ta vazhdojë kontratën.

Marrëveshja aktuale e 31-vjeçarit me The Blues skadon në qershor të vitit 2020, por që Chelsea është e gatshme t’i ofrojë atij edhe një vit kontratë.

Willian fiton 120 mijë euro në javë te skuadra nga veriu i Londrës, por që në marrëveshjen e re, lojtari kërkon një pagë më të lartë.

Lexo po ashtu Lojtarët më të mirë, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2020 - mund të krijohet një formacion ëndrrash falas

Barcelona ka kohë që e dëshiron transferimin e brazilianit, mirëpo asnjëherë nuk ka arritur ta bind lojtarin e Selecaos që të largohet nga Stamford Bridge.

Nëse Chelsea dhe Willian nuk arrijnë një marrëveshje për ta vazhduar kontratës, atëherë Blaugranasit do ta kenë rrugën e hapur për ta transferuar atë. /Telegrafi/