Skuadra e Chelseat po planifikon t’i ofrojë një kontratë të re mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas.
Kjo për ta mbajtur larg vëmendjes së Manchester United, që sipas mediave britanike, është duke punuar për ta bindur 30-vjecarin që të transferohet në Old Trafford.
Jose Mourinho është në alarm për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme të Marouanne Fellainit dhe Paul Pogbas, ndaj po studion mundësinë për të afruar spanjollin.
“Times” zbulon se drejtuesit e Bluve të Londrës do t’i ofrojnë zgjatjen për një vit tjetër të kontratës, pasi e kanë kthyer tashmë në praktikë që për futbollistët mbi 30-vjeç nuk mund të ketë marrëveshje më afatgjatë.
Lojtari, në fakt, dëshiron të qëndrojë me gjatë në Stamford Bridge, por duhet të respektojë politikat e klubit.
Fabregas në të kaluarën ishte pjesë e Barcelonës dhe Arsenalit. /SS/