Chelsea ka pësuar humbje të thellë përballë Wolvesit me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.
Blutë kaluan të parët në epërsi me golin e Cole Palmer, kur u asistua nga Moises Caicedo në minutën e 19-të.
Por, tre minuta më vonë, mysafirët i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Matheus Cunha, me një asistim të Joao Gomes.
Our advantage at the break.
⚽️⏱️ pic.twitter.com/sZGUjTe780
— Wolves (@Wolves) February 4, 2024
Fatkeqësia më e madhe e Chelseat ishte në minutën e 43-të, kur Axel Disasi shënoi auto-gol, për rezultatin 2-1.
Pjesa e dytë u dominua nga Ujqit, që ia dolën të shënonin edhe dy herë të tjera.
Cunha e shënoi golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 63-të dhe të tretin për skuadrën e tij kur u asistua prej Pedro Netos.
CUNHA GETS HIS HAT-TRICK!! pic.twitter.com/fqn7IYRlcn
— Wolves (@Wolves) February 4, 2024
Për të kompletuar het-trikun e tij, Cunha realizoi nga penalltia për 4-1 në minutën e 82-të.
Blutë shënuan për 4-2 me anë të Thiago Silvas (86’), por vetëm kaq ishte potenciali i tyre në këtë takim.
Pas javës së 23-të, Chelsea gjendet në vendin e 11-të me 31 pikë, ndërsa në xhiron e 24-të do kenë punë me Crystal Palacen. /Telegrafi/