Chelsea ka arritur ta përmbys rezultatin në Afield Road kundër Liveprooli, për të fituar në fund 2-1 dhe për të kaluar tutje në Kupën e Ligës.
Chelsea e nisi shumë mirë takimin me dy raste të njëpasnjëshme me Alvaro Moratan në minutat 18’ dhe 20’, ku në të dy rastet Mignole ishte në vend.
Liverpooli u kundërpërgjigj me Naby Keita dhe Sadio Mane, por portieri Canallero priti në të dy rastet.
Daniel Sturridge provoi në kohën shtesë për të shënuar, por pa sukses.
Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit.
Sturridge gjeti golin në minutën e 58-të për ta kaluar në epërsi Liverpoolin (1-0).
Pas golit vendasit kishin edhe disa raste, por nuk ia arritën të gjenin portën.
Chelsea u këndell në fundin e ndeshjes, kur shënoi Emerson në minutën e 80-të.
Por kjo nuk ishte e gjitha.
Lojtari më i mirë i Chelseat, Eden Hazard e tha fjalën e tij në këtë përballje kur shënoi për 2-1 në minutën e 85-të.
Deri në fund gola nuk kishte dhe Chelsea iu gëzua kualifikimit tutje. /Telegrafi/
https://twitter.com/YiddoYiddo/status/1045037467156590593
https://twitter.com/Destaquito2/status/1045046191657025536
https://twitter.com/ozbeydogan/status/1045047270545256455