Me rezultat 4-2, Chelsea ka fituar përballë Leicester Cityt dhe është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës EFL.
Kampioni e nisi fuqishëm sfidën duke krijuar epërsi të dyfishtë. Shinji Okazaki ishte protagonist i skuadrës vendase në dy raste.
Ai fillimisht shënoi në minutën e 17-të, ndërsa e dyfishoi epërsinë kur po zhvillohej minuta e 34.
Blutë dhanë shenjë për rikthim në fund të pjesës së parë duke e ngushtuar rezultatin me golin e Gary Cahill (45’+2).
Për ta barazuar rezultatin u kujdes Cesar Azpilicueta me një gol shumë të bukur (50’). Deri në fund të kohës së rregullt nuk pati gola të tjerë, ndërsa Marcin Wasilewski u përjashtua me karton të kuq (89’).
Rezultati i barabartë e dërgoi ndeshjen në vazhdime, ku duhej gjetur fituesi i kësaj përballjeje.
Dhe me të filluar pjesa e parë e vazhdimeve, në skenë doli Cesc Fabregas. Mesfushori spanjoll shënoi dy gola të shpejtë për të përmbysur gjithçka (92’ dhe 94’).
Leicesteri nuk ia doli të bënte asgjë në minutat e mbetura dhe u eliminua nga Kupa EFL. /Telegrafi/
https://youtu.be/BCMI–JkdjA
https://youtu.be/jZCMzPxaleo
https://www.youtube.com/watch?time_continue=55&v=0buqzvEfNk8
https://twitter.com/VivaDrogba/status/778334830748729344