Telegrafi

Chelsea përgatit largimin e Kantes

Mesfushori francez, N’Golo Kante pritet të largohet në afatin kalimtar të verës nga klubi anglez, Chelsea.

Blutë janë të interesuar të përforcojnë sa më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm, pasi kanë kaluar shumë formë të luhatshme këtë sezon.

Ekipi i drejtuar nga Frank Lampard tashmë ka siguruar dy blerje të mëdha për sezonin e ri: Hakim Ziyech dhe Timo Werner.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth N'Golo Kante

Megjithatë, Lampard ende shpreson të transferojë edhe një ose dy objektiva të tjera kur afati i transferimeve të rihapet.

Por, Chelsea gjithashtu po mendon për shitje, pasi ashtu synon të mbledh fonde për të investuar në objektiva të reja.

Sipas mediumit The Times, klubi nga Stamford Bridge është gati të shesë ylli e skuadrës, francezin  Kante për të mbledhur fonde për transferime shtesë.

Kante është shumë i kërkuar nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, ndërsa shitja e tij mund t’i shtonte deri në 100 milionë eurove arkave të klubit. /Telegrafi/