Site icon Telegrafi

Chelsea përgatit 55 milionë euro për Koulibalyn

Mediat italiane raportojnë se Chelsea është duke përgatitur ofertë të re për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Qendërmbrojtësi senegalez është kërkuar nga Blutë dhe Arsenali në sezonin e kaluar, mirëpo Partenopei nuk e shitën pasi veçmë ishte larguar Gonzalo Higuain për 90 milionë euro te Juventusi.

Lexo po ashtu Chelsea e gjen në Itali zëvendësuesin e Terryt

Dhe tash, sipas Tuttomercatoweb, situata ka ndryshuar dhe klubi italian mendon ta shesë lojtarin për një shumë të mirë parash.

Qendërmbrojtësi senegalez është kërkuar nga Blutë dhe Arsenali në sezonin e kaluar, mirëpo Partenopei nuk e shitën pasi veçmë ishte larguar Gonzalo Higuain për 90 milionë euro te Juventusi.

Antonio Conte vazhdon ta kërkojë Koulibalyn, ndërsa oferta e Chelseat besohet të jetë rreth 55 milionë euro.

Me një ofertë të tillë, Napoli do ta konsideronte shitjen e lojtarit, i cili i mbush 26 vjet në qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version