Arturo Vidal dëshiron të luajë në Ligën Premier, ndërsa Chelsea mund t’ia plotësojë këtë dëshirë.
Sipas Don Balon, Blutë janë duke përgatitur 50 milionë euro për mesfushorin e Bayern Munichut, ndërsa klubi gjerman është i hapur për shitjen e tij.
Gjithçka varet nga fakti nëse skuadra e Antonio Contes do të arrijë të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Ky është kushti që e ka 29-vjeçari për t’u bashkuar me dikur trajnerin e tij te Juventusi.
Bayerni planifikon që mesfushën t’ia lë në dorë dyshes Joshua Kimmich dhe Renato Sanches, ashtu që do ta lejojë largimin e kilianit. /Telegrafi/