Telegrafi

Chelsea përballë një krize potenciale të COVID-19, pasi tre lojtarë tjerë rezultojnë pozitivë

(Foto: Goal/Getty)

Chelsea është klubi i radhës në Ligën Premier që është goditur nga rastet pozitive me COVID-19, ndërsa Goal njofton se tre lojtarë tjerë të ekipit të parë janë infektuar me coronavirus.

Blutë sonte (e enjte) luajnë përballë Evertonit, mirëpo situata mund të ndryshojë kur kihen parasysh shtyrjet e ndeshjeve të Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Megjithatë, Thomas Tuchel nuk do të dëshironte data të reja për shkak të angazhimit të skuadrës në kompeticione të ndryshme.

(Foto: Goal)

Mateo Kovacic nuk është përfshirë në skuadër, sepse kishte dalë pozitiv me coronavirus, ndërsa tash raportohet edhe për tre lojtarë të tjerë duke e lënë trajnerin me opsione të shkurtuara.

Lexo po ashtu Kovacic rezulton pozitiv me COVID-19

Futbollistët që kanë dalë pozitivë kanë qenë në kontakt me bashkëlojtarët tjerë gjatë seancës stërvitore të të mërkurës, ashtu që rreziku është potencial edhe për emra të tjerë të infektuar. /Telegrafi/