Chelsea janë vënë pas sulmuesit të West Ham, Michail Antonio.
Lojtari pothuajse i vetëm që është duke shkëlqyer këtë vit te londinezët është në orbitën e Chelseat.
Ai deri më tani ka shënuar tetë gola në Ligën Premier.
Ish – sulmuesi i Nottingham Forest mund të blihet me një pjesë të parave që është shitur Oscar, që tashmë luan në Kinë.
Blutë janë duke kërkuar përforcime për afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/