Lideri i Ligës Premier, Chelsea është në kërkim të një portieri.
Pasi portieri boshnjak Asmir Begovic pritet të largohet nga ‘Stamford Bridges’, Antonio Conte po kërkon një zëvendësues të tij.
Emri i ri në listën e londinezëve është ai i portierit italian, Salvatore Sirigu.
30-vjeçari iu bashkua skuadrës spanjolle Sevilla nga Paris Saint Germain por nuk ka arritur të sigurojë vendin e titullarit.
Kësisoj Conte e dëshiron bashkëkombasin e tij te Chelsea si zgjedhje e dytë pas belgut Thibaut Courtouis.
Transferimi i Sirigus në Chelsea mund të bëhet për një shumë rreth pesë milionë euro. /Telegrafi/