Site icon Telegrafi

Chelsea i pakënaqur me çmimin e kërkuar nga Sevilla për Kounden

Klubi anglez, Chelsea nuk është i kënaqur me çmimin e kërkuar nga Sevilla për mbrojtësin Jules Kounde.

Gara për mbrojtësin qendror të Francës është më e nxehtë se kurrë, megjithëse interesi i Manchester United mund të jetë ftohur pas ardhjes së Raphael Varane.

Blutë e kanë bërë prioritet yllin e Sevillas dhe është përfolur tashmë disa herë se klubi nga Stamford Bridge ka bërë disa oferta për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Sevilla ua tregon klubeve të interesuara çmimin e mbrojtësit Kounde

Sevilla nuk është aspak e disponuar për të shitur Kounde dhe ka vendosur një çmim të lartë për ‘kokën’ e 22-vjeçarit.

Nga ana e tij, Kounde ndihet gati për t’u larguar këtë verë nga La Liga.

Lexo po ashtu Zouman plus para, Chelsea afër transferimit të Koundes

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Chelseat i është thënë se do të duhet të shpenzojë 70 milionë funte apo 80 milionë euro për të blerë Kounden këtë verë.

Një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Kurt Zouma mund të ndihmojë për të ulur atë kosto, por Zouma mendohet se preferon një lëvizje në West Ham nëse ai do të largohet nga Blutë. /Telegrafi/

Exit mobile version