Cole Palmer do të bëhet lojtar i Chelseat para përfundimit të afatit kalimtar, me klubet që kanë arritur marrëveshje për talentin.
Sipas Fabrizio Romano, Blutë kanë rënë dakord me Man Cityn për një marrëveshje prej 46.5 milionë euro plus 6 milionë euro bonuse.
Cole Palmer will undergo medical tests as new Chelsea player on Thursday. 🔵
£40m fee & £5m add-ons, as revealed earlier. Time to prepare documents.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2023
Sulmuesi i gjithanshëm do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të nënshkruajë një marrëveshje afatgjatë me Chelsean.
21-vjeçari ka luajtur 19 ndeshje në Ligën Premier për Man City që nga debutimi i tij në sezonin 2021-22.
Por statistikë interesante është se ai nuk kanë shënuar asnjë gol në kampionatin anglez.
Ai ka nga një gol në FA Cup dhe Community Shield, ndërsa një e shënoi edhe në Superkupën e Evropës kundër Sevillas disa ditë më parë. /Telegrafi/