Telegrafi

Chelsea paguan klauzolën 100 milionë euroshe të portierit Jan Oblak

Thibaut Courtois është një hap largimit prej skuadrës së Chelseat dhe këtë ia ka pohuar edhe trajnerit të ri, Maurizio Sarrit.

Klubi londinez është i gatshëm ta transferoj portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, i cili mund të jetë blerja më e shtrenjtë e një gardiani në histori të futbollit

Sipas “El Mundo Deportivo-s”, The Blues do të paguajnë klauzolën e largimit të sllovenit që kap shifrat prej 100 milionë eurove.

Shtatgjati do të transferohet në Chelsea për të zëvendësuar Thibaut Courtoisin, i cili do të nënshkruajë me Real Madridin për një tarifë prej rreth 50 milionë eurove.

Është zbuluar gjithashtu se Chelsea po kërkon edhe shërbimet e portierit të Evertonit, Jordan Pickford, por vështirë se do të realizohet ky transfero pasi që kap shifrat prej 65 milionë eurove.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve më të fundit në Botë

Në vend të kësaj, pronari i të kaltërve, Roman Abramovich ka rënë dakord të paguajë klauzolën e Oblakut – me një marrëveshje që do të përfundojë sot.

Ndryshe, Chelsea ka arritur deri më tani të mbajë për vete edhe mesfushorin e shumëkërkuar prej klubeve evropiane, Eden Hazard. /Telegrafi/