Thibaut Courtois është një hap largimit prej skuadrës së Chelseat dhe këtë ia ka pohuar edhe trajnerit të ri, Maurizio Sarrit.
Klubi londinez është i gatshëm ta transferoj portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, i cili mund të jetë blerja më e shtrenjtë e një gardiani në histori të futbollit
Sipas “El Mundo Deportivo-s”, The Blues do të paguajnë klauzolën e largimit të sllovenit që kap shifrat prej 100 milionë eurove.
Shtatgjati do të transferohet në Chelsea për të zëvendësuar Thibaut Courtoisin, i cili do të nënshkruajë me Real Madridin për një tarifë prej rreth 50 milionë eurove.
Është zbuluar gjithashtu se Chelsea po kërkon edhe shërbimet e portierit të Evertonit, Jordan Pickford, por vështirë se do të realizohet ky transfero pasi që kap shifrat prej 65 milionë eurove.
Në vend të kësaj, pronari i të kaltërve, Roman Abramovich ka rënë dakord të paguajë klauzolën e Oblakut – me një marrëveshje që do të përfundojë sot.
Ndryshe, Chelsea ka arritur deri më tani të mbajë për vete edhe mesfushorin e shumëkërkuar prej klubeve evropiane, Eden Hazard. /Telegrafi/