Chelsea janë optimist se më në fund ata do të jenë në gjendje të largojnë Romelu Lukakun nga radhët e tyre një herë e përgjithmonë.
Belgu ka pasur një start të mirë të karrierës tek Roma, duke shënuar tre gola në katër paraqitje si startues nën urdhrat e Jose Mourinhos. Marrëveshja e Chelseat me klubin italian nuk përfshinë një opsion ose një obligim të blerjes.
Megjithatë, një marrëveshje e tillë lë gjithashtu hapësirë për manovrim nëse në të ardhmen ka negociata të reja mes palëve.
Klauzola e lirimit të Lukakut është diku në regjionin e 38 milionë eurove.
As Chelsea as Lukaku nuk janë të mendimit që në të ardhmen të bashkëpunojnë përsëri se bashku. Shpresa e drejtuesve të klubit londinez është që Lukaku të vazhdojë formën e mirë në Serie A, në mënyrë që ata të përfitojnë më shumë.
30-vjeçari ka luajtur më herët edhe në kampionatin belg për Anderlecht, ndërsa në Angli përveç Chelseat, ai ka luajtur edhe për West Brom, Everton dhe Manchester United./Telegrafi/