Chelsea është vendosur t’i ofrojë një “mega-kontratë” të re yllit të tyre, Eden Hazard për të shmangur interesin nga Real Madrid.
Eden Hazard ishte më meritori që Chelsea arriti të fitoj titullin kampion të Ligës Premier këtë sezon, duke shënuar shume gola dhe dhënë asistime.
Sezoni superior i belgut në numra ka bërë që të ketë interesim të fort për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas The London Evening Standard, Reali thuhet se po shqyrton një lëvizje verore për yllin belg dhe janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 100 milionë funte për të siguruar shërbimet e tij.
Megjithatë, Blutë thuhet se i kanë premtuar Hazardit se do të jetë ylli kryesor i ekipit për vitet që do të vijnë nëse ai nënshkruan një marrëveshje të re.
Hazard thuhet se do të fitonte pagë prej 300,000 funte në javë, nëse nënshkruan kontratën e tij të re me skuadrën e Antonio Contes. /Telegrafi/