Telegrafi

Chelsea ofron katër milionë për Sarrin, Napoli e refuzon

Maurizio Sarri (Getty Images)

Chelsea thuhet se ka ofruar katër milionë euro për të marrë Maurizio Sarrin, por presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis po këmbëngul në tetë milion euro të plota.

Trajneri italian është zëvendësuar nga Carlo Ancelotti në krye të klubit napolitan.

Por, Sarri është ende nën kontratë me Naplin, e cila është e vlefshme deri në vitin 2020.

Lexo po ashtu Sarri drejt Chelseat?

Sarri gjithashtu në kontratën e tij ka një klauzolë lirimi që është e vlefshme deri në fund të këtij muaji.

Maurizio Sarri (Getty Images)

Deri sa të lirohet nga ajo marrëveshje ai nuk mund të nënshkruajë për një klub tjetër, pavarësisht se tashmë ka një marrëveshje me Blutë.

Mediumi italian Corriere dello Sport raporton se skuadra angleze ofroi katër milionë euro për të marrë Sarrin, ofertë që u refuzua menjëherë nga Napoli.

Lexo po ashtu Sarri-Higuain ribashkohen te Chelsea?

Trajneri fiton një rrogë relativisht të ulët prej rreth 1.5 milion euro për sezon, kështu që De Laurentiis nuk ka arsye të ngutet për ta liruar.

Napoli rrezikon që të ketë dy trajnerë në faturën e pagave, por ky nuk është problem për presidentin e klubit. /Telegrafi/