Telegrafi

Chelsea ofron dy lojtarë për transferimin e Harry Kane

Chelsea është e vendosur që në afatin kalimtar të verës të transferojë Harry Kanen nga Tottenham Hotspuri.

Sulmuesi anglez ka konfirmuar se dëshiron të provojë një aventurë të re dhe dëshira e tij është që të vazhdojë të luajë në Ligën Premier.

Kështu, Chelsea dëshiron të bind Tottenhamin duke ofruar Tammy Abrahamin dhe Kepa Arrizabalag në ofertë.

Sulmuesi i ri anglez nuk po ka vend në formacionin e Thomas Tuchel dhe në këtë verë do të largohet.

Në anën tjetër, portieri spanjoll ka humbur vendin e titullarit dhe në klub nuk besojnë më në aftësitë e tij.

Kështu, Chelsea i ofron dyshen Tottenhamit, për ta lënë të lirë Kanen që të kalojë në Stamford Bridge. /Telegrafi/