Telegrafi

Chelsea ofron 85 milionë euro për Lewandowskin

Sulmuesi i Bayern Munichut dëshiron të largohet nga Bayern Munichu pas katër vjetësh qëndrimi te gjiganti i Bundesligës.

Agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi kishte pohuar se Robert mendon që ka nevojë për një ndryshim dhe një sfidë të re në karrierë.

Kjo ka bërë të alarmohen shumë skuadra të mëdha evropiane duke përfshirë edhe londinezët e Chelseat.

Robert Lewandowski (Getty Images)

Kjo e fundit sipas express.co.uk është e gatshme të ndajë rreth 85 milionë euro për shërbimet e lojtarit, i cili edhe këtë edicion ka shkëlqyer me bavarezët duke fituar titullin e kampionit.

Madje, pronari i The Blues Roman Abramovich personalisht ka kontaktuar me agjentin e lojtarit dhe janë marrë vesh për kushtet personale të reprezentuesit polak.

Chelseat gjithashtu është duke e kërkuar si trajner Maurizio Sarrin e Napolit, i cili do ta pasonte Antonio Conten.

Ndryshe, Lewa përgjatë katër sezoneve ka shënuar 106 gola në 126 paraqitje për Rekordmeister. /Telegrafi/