Site icon Telegrafi

Chelsea ofron 60 milionë për Koulibaly, Napoli e refuzon

Chelsea thuhet se është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për Kalidou Koulibaly, por Napoli nuk do të shesë mbrojtësin për asnjë çmim.

Qendërmbrojtësi senegalez ishte i lidhur fort me Blutë verën e kaluar, por ai vazhdoi kontratën e tij me Napolin në muajin shtator.

Lexo po ashtu Conte kërkon pesë lojtarë për Chelsean

Sipas edicionit të mëngjesit të Corriere dello Sport, kampionët anglezë janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të madhe për mbrojtësin prej rreth 60 milionë eurove.

Pavarësisht kësaj, Napoli tashmë ka vendosur të mbajë gjithë bazën e skuadrës së tyre pasi presin një edicion edhe më të mirë në Serie A dhe ata do të refuzojnë çdo ofertë që vjen për në Koulibaly.

Napolitanët nuk kanë kufizime financiare të Fair Play për të përmbushur dhe nuk po planifikojnë ndonjë transferim të madh të verës, kështu që ata nuk kanë nevojë të shesin Koulibaly. /Telegrafi/

Exit mobile version