Telegrafi

Chelsea ofron 58 milionë euro për Koulibalyn

Daily Express shkruan se Chelsea do të rrisë ofertën për Kalidou Koulibalyn.

Agjenti i Koulibalyt ka thënë se situata muns të zgjidhet brenda pak ditësh, por se klubet duhet të bëjnë hapa përpara.

Këtë fundjavë mediat angleze po shkruajnë se Chelsea ka ngritur më shumë ofertën për lojtarin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga TRANSFERIMET

La Gazzetta dello Sport shkruan se Napoli është i përkushtuar që të mos e lë qendërmbrojtësin që të ikë.

Napoli nga ana tjetër është afër kompletimit të transferimit të mbrojtësit Nikola Maksimovic nga Torino dhe kjo mund të hapë mundësinë e shitjes së Koulibalyt te Chelsea. /Telegrafi/