Valencia raportohet të ketë refuzuar një ofertë prej 40 milionë euro për mesfushorin Andre Gomes.
Sipas Sky Sports, Chelsea i është bashkuar Juventusit dhe Unitedit në garë për lojtarin.
Valencia pagoi 15 milionë euro për Gomesin, por nuk dëshiron që të dëgjojë për shuma nën 50 milionë euro.
Valencia nuk e ka problem ta mbajë lojtarin, të cilin e sheh si pjesë të projektit të vet. /Telegrafi/