Telegrafi

Chelsea ofron 30 milionë euro dhe Kepa Arrizabalagan për Jan Oblakun e Atletico Madridit

Chelsea dëshiron që të largojë Kepa Arrizabalagan në fund të këtij edicioni.

Portieri spanjoll u bë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, me The Blues që shpenzuan plot 80 milionë euro për ta transferua në “Stamford Bridge” dy vite më parë.

Pavarësisht shifrës së çmendur, Kepa nuk ka bindur dhe në ndeshjet e fundit ka luajtur si titullar Caballero. Tashmë, Kepa është kthyer në një të padëshiruar në Londër dhe skuadra londineze po mendon seriozisht për një tjetër portier.

Sipas raportimeve të fundit nga “Chiringuito”, klubi londinez ka gati ofertën e parë për Jan Oblak. Chelsea ofron shërbimet e Kepas + 30 milionë euro për të bindur Atletico Madrid.

Lexo po ashtu Real Madrid po monitoron situatën e Kepas

Slloveni është një ndër më të mirët në Botë aktualisht dhe do të jetë e vështirë për të bindur “Los Colchoneros” që ta lënë të lirë.

Gjithsesi, oferta e Bluve është për t’u marrë në konsideratë. /Telegrafi/