Chelsea janë duke përgatitur ofertën e re prej 32 milionë funta për mesfushorin e Leicester, Danny Drinkwater.
Mesfushori anglez, nuk ka klauzolë, dhe Leicester synon të përfitojë 40 milionë funta nga shitja e tij.
Ish-mesfushori i Manchester United, ishte një nga lojtarët kryesorë të Leicester, në rrugën e tyre drejt titullit kampion në sezonin 2015/16.
Me merkaton verore tani shumë afër përfundimit, Antonio Conte synon të kompletojë sa më shpejtë transferimin e Drinkwater, ndërsa objektiva të ekipit nga ‘Stamford Bridge’, janë edhe mesfushori i Inter, Antonio Candreva, dhe ai i Arsenal, Alex-Oxlade Chamberlain. /KP/Telegrafi/