Telegrafi

Chelsea me ofertë të madhe për Manolasin

Greku kërkohet nga shumë skuara

Pas transferimit të mesfushorit N’Golo Kante, Chelsea janë të gatshëm të ofrojnë 32 milionë € edhe për mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.

Mbrojtësi kohët e fundit u ankua në propozimin e kontratës së re dhe paralajmëroi se ai mund të largohet tutje këtë verë.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia, Chelsea janë vënë menjëherë pas shërbimeve të tij, pasi mbrojtësi grek protestoi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kante te Chelsea

Oferta në tryezë besohet të jetë 32 milionë euro me një vlerë kontrate prej 4 milionë euro neto në sezon.

Problemi i madh është se në qoftë Manolas shitet para 31 gushtit të 2016, Roma duhet t’ia paguaj një borxh prej 10 milionë euro klubit të vjetër, Olympiacos. /Telegrafi/

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet