Telegrafi

Chelsea ofertë të ‘çmendur’ për Higuainin

Chelsea është duke kërkuar një sulmues dhe si duket atë e ka gjetur në Serie A.

Sipas medieve italiane dhe atyre angleze, Antoino Conte ka kërkuar me çdo kusht transferimin e Gonzalo Higuainit në ‘Stamford Bridges’.

Bisedimet mes dy klubeve tanimë kanë filluar dhe pritet të zgjasin pas Napoli nuk heqë dorë lehtë nga ylli i saj.

28-vjeçari ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm pasi ka shënuar 36 gola në Serie A, duke thyer të gjitha rekordet.

Kështu për ta bindur Napolin, Chelsea po mendon të ofrojë 65 milionë funte apo rreth 85 milionë euro për transferimin e Higuainit në Londër.

Në rast se ndodh ky transferim, atëherë Higuain do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i blerë nga Chelsea dhe më i shtrenjti që është shitur nga Serie A. /Telegrafi/