Kapiteni i Chelseat, John Terry, është në bisedime për të kaluar në Superligën kineze.
35-vjeçarit i skadon kontrata në Stamford Bridge gjatë verës dhe vështirë se do t’i vazhdohet, pasi trajneri i ri, Antonio Conte, dëshiron të bëjë ndryshime në skuadër.
The Sun raporton se mbrojtësi do të bëhet njëri prej lojtareve më të paguar në botë, pasi ka marrë ofertë prej 15 milionë eurosh në vit.
Është pikërisht ish-trajneri i tij te përfaqësuesja e Anglisë, Sven-Goran Eriksson, i cili e dëshiron te Shanghai SIPG.
Po ashtu, edhe ish-trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, e kërkon te kampioni kinez Guangzhou Evergrande. /Telegrafi/