Christopher Nkunku është një nga futbollistët më të mirë të Chelseat, por ai çuditërisht nuk po luan si titullar te klubi londinez.
Duke marrë parasysh situatën e tij aspak të mirë ditë më parë është lajmëruar në mediat angleze se Nkunku do të largohet nga Chelsea.
Mirëpo sipas asaj që ka raportuar së fundmi Fabrizio Romano, Chelsea nuk ka asnjë ofertë për Christopher Nkunku mes thashethemeve për interesimin e Man United.
Sulmuesi francez konsiderohet ende një lojtar i rëndësishëm, pavarësisht se ka nisur vetëm një ndeshje në Ligën Premier.
Klubi beson se kjo situatë do të ndryshojë në gjysmën e dytë të sezonit kur orari të bëhet edhe më i vrullshëm.
Man United nuk ka kontaktuar zyrtarisht me Chelsean për një lëvizje të mundshme për Nkunku, pavarësisht raporteve të mëparshme për interesimin e tyre. /Telegrafi/