Victor Osimhen prej vitesh po kërkohet nga Chelsea për ta përforcuar repartin ofensivë.
Megjithatë Chelsea nuk do të tentoj më për transferimin e Osimhen, pasi një tjetër lojtar është prioritet për repartin ofensivë.
Sulmuesi spanjoll Samu Omorodion është bërë objektivi kryesor i londinezëve pas formës së shkëlqyer që ka shfaqur me Porton.
Në fakt Chelsea edhe në verë kishin arritur marrëveshje për transferimin e spanjollit në Stamford Bridges, por në fund dështoi marrëveshja me Atleticon.
20-vjeçari ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje duke bërë që edhe vlera e tij të rritet jashtëzakonisht shumë.
The Sun ka raportuar se Chelsea është gati të shpenzoj deri në 60 milionë euro në verë për transferimin e top sulmuesit spanjoll në Londër.
Gjithsesi për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe dy gjigantët tjerë evropian si Manchester United dhe Barcelona. /Telegrafi/