Telegrafi

Chelsea nuk do të konsiderojë ofertat për Kanten

N'Golo Kante (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Chelsea nuk do të marrë në konsideratë shitjen e mesfushorit të tyre francez, N’Golo Kante.

Mesfushori francez vazhdon të lidhet me një transferim te Juventusi, por raportet pretendojnë se ylli nuk është në shitje.

Trajneri i Juves, Maurizio Sarri thuhet se është i prirur të ribashkohet me Kante në Torino pasi kanë kaluar kohë të mirë së bashku te Blutë.

Lexo po ashtu Juventusi i interesuar për Kanten

Ai thuhet se i ka thënë nënkryetarit të klubit Pavel Nedved se Kante duhet të jetë i pari në listën e dëshirave të klubit.

Por, tani sipas gazetarit Fabrizio Romano nga Sky Italia, nuk ka asnjë të vërtetë në këto thashetheme.

Romano ka thënë se nuk ka negociata për ta sjellë Kanten në Serie A pavarësisht se drejtori sportiv Fabio Paratici është një admirues i madh i 28-vjeçarit. /Telegrafi/