Chelsea po shikon Robert Sanchez për t’i siguruar konkurrencë Kepa Arrizabalagas, bën të ditur gazetari Nathan Gissing.
Ai shton se blutë ende nuk kanë rinovuar kontratë me 25-vjeçarin.
Sanchez luan për Brighton. Chelsea ka bërë disa marrëveshje me Pulëbardhat së fundmi, duke nënshkruar me Marc Cucurella sezonin e kaluar dhe duke marrë trajnerin e tyre, Graham Potter, për të zëvendësuar Thomas Tuchelin e shkarkuar.
Blutë po negociojnë gjithashtu me rivalin e tyre nga Liga Premier për transferimin e Moises Caicedo.
Sanchez ishte portieri i parë i Brighton midis 2020 dhe 2022, por sezonin e kaluar, ai humbi vendin e titullarit nga homologu Jason Steele.
Më herët në korrik, mes interesimit të Manchester United, u raportua se Pulëbardhat do të kërkonin rreth 35 milionë euro për spanjollin. /Telegrafi/