Telegrafi

Chelsea nuk llogaritë në italianin, Zappacosta kërkon të rikthehet në Serie A

Davide Zappacosta është i hapur për të braktisur radhët e skuadrës angleze të Chelsea dhe dëshiron të kthehet në Serie A.

Mbrojtësi i djathtë po lufton tash e sa kohë për një vend në Stamford Bridge pasi transferimit në verën e vitit 2017 nga ekipi i Torinos.

Portali sportiv, Goal raporton se reprezentuesi 27-vjeçar i Italisë dëshiron të rikthehet në ligën elitare italiane.

Chelsea raportohet se tashmë po llogarisin në shërbimet e adoleshentit, Reece James, i cili për momentin do të jetë numër dy i krahut të djathtë pas Cesar Azpilicueta.

Lazio ka treguar më parë një interes për lojtarin, por edhe Juventusi mund të bëjë ndonjë ofertë në rast se Joao Cancelo vendos të transferohet te Manchester City.

Ndryshe, Zappacosta deri më tani ka pasur 26 paraqitje për The Blues dhe ka shënuar një gol në të gjitha garat. /Telegrafi/