Site icon Telegrafi

Chelsea nuk heqë dorë nga Nainggolan

Chelsea po vazhdon të insistojë për transferimin e mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan.

Ylli belg po udhëheq Romën në Ligën e Evropës dhe në Serie A me paraqitje mjaftë të mira.

Kështu që londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë shumë para për transferimin e tij.

Nainggolan është lojtari i preferuar i Antonio Contes i cili tentoi transferimin e tij edhe gjatë verës por që oferta prej 45 milionë euro u refuzua nga Roma.

Gjithsesi tani Chelsea ka menduar të ngritë ofertën për t’i bindur ‘Giallorosët’, ta lënë të lirë yllin e tyre.

Besohet se blutë e Londrës do të ofrojnë rreth 60 milionë euro për mesfushorin belg. /Telegrafi/

Exit mobile version